Misioni ynë
Platforma Qarkon synon të kthejë njohuritë e diasporës në Shqipëri
Rreth platformës
Platforma Qarkon është një nismë e një grupi ekspertësh, të mbështetur nga Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (OSFA), e cila ka për qëllim rritjen e njohurive të institucioneve, bizneseve, organizatave të shoqërisë civile, si dhe shoqërisë në tërësi mbi çështjet e ekonomisë qarkulluese dhe energjive të rinovueshme duke përfshirë kontributin shkencor të diasporës shqiptare për zbatimin e tyre në Shqipëri.
Platforma synon që përmes rritjes së njohurive, të bazuar në përvojën e ekspertëve të diasporës të nxisë:
(i) përcjelljen e njohurisë mbi ekonominë qarkulluese dhe energjitë e rinovueshme tek institucionet politikë-bërëse dhe biznesi;
(ii) të nxisë institucionet dhe bizneset që të përmirësojnë praktikat e tyre;
(iii) të nxisë institucionet që të marrin masat e nevojshme për zbatimin e ekonomisë qarkulluese dhe energjive të rinovueshme në Shqipëri.
Organizimi i platformës
Platforma Qarkon është organizuar si një hapësirë interaktive dialogu mes ekspertëve, politik-bërësve dhe biznesit, dhe ofron një informacion përfshirës për çdo palë të interesuar në fushën e ekonomisë qarkulluese dhe energjive të rinovueshme. Platforma shërben si qendër burimore mbi legjislacionin në fuqi dhe modelet ekonomike në dy fushat prioritare, si dhe ofron propozime konkrete të ekspertëve për reforma në politikat e vendit. Platforma është e hapur dhe e aksesueshme lehtësisht nga të gjithë dhe çdo person i interesuar rreth fushave të ekonomisë qarkulluese dhe energjive të rinovueshme mund të drejtohet me pyetje në mjetet e kontaktit ose përmes komenteve në rrjetet sociale të platformës.