Platforma Qarkon

Platforma Qarkon synon të krijojë më shumë njohuri dhe angazhim në lidhje me ekonominë qarkulluese dhe energjitë e rinovueshme duke përfshirë kontributin shkencor të diasporës shqiptare për zbatimin e tyre në Shqipëri.

FOKUSI I PLATFORMËS

Fushat prioritare të Platformës Qarkon janë Ekonomia Qarkulluese dhe Energjitë e Rinovueshme.

Ekonomia Qarkulluese

Ekonomia qarkulluese është një rrjet vlerash qarkor (prodhim-konsumim-ripërdorim), që vazhdon ciklin e prodhimit edhe pas konsumimit të produkteve, duke kryer rimarrjen totale, ose në përqindjen më të lartë të mundshme, të materialeve të ricikluara për të mundësuar ripërdorimin e tyre dhe për të prodhuar sërisht produkte të reja.

Lexo më shumë

Energjitë e Rinovueshme

Energjitë e rinovueshme janë energjitë që përfitohen nga burime që ripërtëriten nga natyra dhe nuk cënonjnë ekosistemin dhe mjedisin. Burimet më të mëdha të energjive të rinovueshme janë energjia diellore, energjia e erës (eolike), energjia e ujit (hidrike), energjia e tokës (gjeo-termike), energjia e biomasave (druri, vajrat organikë, trejtet e kafshëve, mbetjet ushqimore, etj.).

Lexo më shumë

PARTNERËT TANË

Partnerët tanë janë institucione të pushtetit qëndror dhe vendor, organizata të biznesit, dhoma tregtie, universitete, fondacione, institute, organizata jo-qeveritare, biznese dhe grupe të shoqërisë civile.