WEBINAR MBI ENERGJITË E RINOVUESHME
EFEKTET E KRIZËS ENERGJETIKE DHE NDËRTIMI I POLITIKAVE PËR ENERGJITË E RINOVUESHME
E martë, 7 dhjetor 2021 @ ZOOM
Ora 15.00-16.30 (Tirana CEST TIME)
Regjistrohuni për këtë aktivitet duke klikuar këtu poshtë ose në QR Code:
Platforma QARKON (QARKON) dhe Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në webinarin, të titulluar “Efektet e Krizës Energjetike dhe Ndërtimi i Politikave për Energjitë e Rinovueshme”. Aktiviteti do të organizohet ditë e martë, 7 dhjetor 2021, përmes platformës ZOOM.
Kriza energjitike globale, edhe pse e parashikuar, e ka gjetur Shqiperinë të pa përgatitur. Varësia e madhe nga energjia hidrike është një faktor që siguron çmim të ulët por edhe ekspozon vendin ndaj luhatjeve në tregun e energjisë globale. Ky panel do të fokusohet në analizimin e sistemit dhe politikave të energjisë në Shqiperi dhe do të eksplorojë nevojën e diversifikimit të burimeve energjetike.
Webinari do të mbledhë ekspertë dhe profesionistë të fushës së energjetikës, që do të ndajnë njohuritë dhe eksperiencat e tyre mbi sfidat e energjive të rinovueshme në Shqipëri.
Ky aktivitet do të shërbejë për të diskutuar mbi energjitë e rinovueshme dhe implikimet e tyre në Shqipëri. Sesioni i parë do ti kushtohet fjalëve përshëndetëse dhe prezantimit të QARKON dhe të DPSHL. Në sesionin e dytë, një panel ekspertësh do të prezantojë ligjeratat e tyre mbi energjitë e rinovueshme. Në seksionin e fundit, panelistët do të përgjigjen pyetjeve të audiencës mbi implikimet dhe sfidat për zbatimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri.
AXHENDA
Seanca e hapjes: Fjalët përshëndetëse
Prof. Genc ALIMEHMETI |
Drejtor i Projektit “QARKON:Platforma për Kthimin e Njohurive”, Profesor i Menaxhimit, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Bolonjës. |
Genc Alimehmeti është profesor i asociuar në Departamentin e Menaxhimit, Universiteti i Tiranës, dhe kërkues shkencor në Departamentin e Menaxhimit, Universiteti i Bolonjës. Ai ka dhënë leksione në fushat si Kontabiliteti Menaxherial dhe Financiar, Sistemet e Planifikimit dhe Kontrollit, Zhvillimi i Qëndrueshëm, Qeverisja dhe Menaxhimi i Korporatave në Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Tiranës, Fondacionin Alma Mater, Open University Italy (IUL), Shkollën e Biznesit të Bolonjës, Universitetin e Malta, Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” – Vatikan.
Prof. Assoc. Dr Alimehmeti kreu studimet e doktoraturës në vitin 2012 në Universitetin ‘G. d’Annunzio”, Itali, me një tezë sasiore mbi Qeverisjen e Korporatave, Sistemet Financiare dhe të Kontrollit të Brendshëm.
Prof. Assoc. Dr Alimehmeti është konsulent në Qendrën Rajonale të Mjedisit Juglindor (REC) për përcaktimin e strategjive ekonomike rajonale për mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, ai është konsulent në Universitetin e Bolonjës për zhvillimin dhe zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe sistemet e planifikimit dhe kontrollit, si dhe në Rajonin e Emilia Romanjas në Itali mbi strategjitë për zhvillimin e qëndrueshëm të kompanive brenda zonës së saj, skemat e financimit që nxisin mbrojtjen e mjedisit dhe strategjitë e qëndrueshme. Ai drejton për Horizon2020 Bio Plastics Europe Modelet e Qëndrueshme të Biznesit për Krijimin e Zinxhirit të Vlerave të Gjelbër në Evropë, ndërsa koordinon veprimet me aktorë të ndryshëm për ciklin e jetës dhe vlerësimin financiar për ekonomitë qarkulluese në bioplastikë. Ai është pjesë e grupit të punës të konsorciumit për Strategjinë e Qëndrueshme për Menaxhimin e Ambalazheve Plastike përmes Inteligjencës Artificiale për Ekonominë Qarkulluese (SURPRICE), duke synuar të ofrojë mundësinë e ofrimit të zgjidhjeve të reja për zhvillimin e sistemeve inteligjente të aftë për të mbështetur dizajnimin. përpunimin efektiv të mbetjeve të ambalazheve plastike dhe për të mbështetur sistemet e pas-përdorimit të afta për të zhvilluar modele të reja ekonomike për ciklin jetësor të ambalazheve plastike. Ai gjithashtu ofron konsulencë për kompani të ndryshme private mbi temat e planifikimit dhe kontrollit financiar dhe hyrjes në biznese të reja.
Një fushë tjetër kërkimore dhe aktivitetesh lidhet me Menaxhimin dhe Lidershipin Arsimor, ku ai ka disa botime, përvoja kërkimore dhe mësimdhënie. Prof. Assoc. Dr Alimehmeti ka më shumë se dhjetë vjet përvojë në punë me shkolla në nivel menaxherial dhe drejtues. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme kërkimore në Itali dhe jashtë saj, duke punuar për përmirësimin e shkollës dhe efektivitetin e rolit të drejtorit. Së fundmi ai ka organizuar tre shkolla verore për udhëheqjen e shkollave në Shqipëri dhe ka udhëhequr reformën e Shkollës së Lidershipit në Shqipëri duke punuar për AADF. Për momentin ai po koordinon një projekt që po çon drejt reformës publike në Itali për funksionin e drejtorisë së mesme të shkollës. Ai është lektor i parë për Planifikimin dhe Kontrollin për Shkollat në Masterin e Udhëheqjes Arsimore në Bolonja. Ai ka përvoja të ndryshme mësimore për tema të tilla në Bolonja dhe në Universitetin e Maltës.
Znj. Bardha QOKAJ
IOM – Koordinatore e komunikimit dhe medias në Projektin “Engage the Albanian Diaspora to the Social and Economic Development of Albania”. |
Që prej dy vitesh, Bardha Qokaj është pjesë e stafit të Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri si koordinatore e informacionit dhe medias në Programin e Diasporës dhe është e fokusuar në çështjet e diasporës, emigracionit dhe Axhendës së Zhvillimit 2030. Ajo është një eksperte me përvojë në fushën e komunikimit me mbi 14 vjet përvojë, me një karrierë të demonstruar pune në industrinë e mediave, donatorëve dhe komunitetet. Për shkak të angazhimit të saj me OJQ-të ndërkombëtare, vendore dhe mediat, ajo ka kontribuar në një sërë temash, duke përfshirë të drejtat e njeriut, avokimin, komunikimin për zhvillim dhe emigracionin.
Znj. Olta ÇIBUKU |
Moderatore Drejtore Strategjike dhe Përgjegjëse e ESG Amp Energy, Kanada. |
Diplomuar në Administrim Biznesi nga Universiteti Amerikan në Bullgari (AUBG) dhe Master në Ekonomi dhe Ligj nga Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) ne Hungari.
Olta drejton departamentin e strategjisë dhe kërkimeve për Amp Energy, kompani Kanadeze me zyra qëndrore ne Toronto, Ontario e cila zhvillon, ndërton, financon dhe menaxhon projekte nga energjia e ripërtëritshme ne Amerikën Veriore, Azi dhe Europe. Me mbi 15 vjet eksperience profesionale, Olta eshte e specializuar ne tregun energjitik, politikat e energjise, zhvillimin e projekteve nga energjia e ripërtëritshme, menaxhimin e mardhenjeve me rregullatorin energjitik dhe zhvillim të qëndrueshem.
Seanca e dytë: Prezantimet
Dr. Eng. Klajdi SOTIRI |
Kërkues shkencor, Karlsruhe Institute of Technology (KIT), Gjermani. |
Tema: “Kriza energjitike globale dhe efektet e saj në Shqipëri – Nevoja e diversifikimit të burimeve energjitike” |
Diplomuar në inxhinieri ndërtimi nga Universiteti Politeknik i Athinës, Master dhe Doktoraturë në menxhimin e burimeve ujore nga Instituti Teknologjik i Karlsruhes në Gjermani.
Aktiviteti profesional: Prej 5 vitesh kërkues shkencor në Institutin e Menaxhimit të Ujrave dhe të Baseneve Ujore pranë Fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit në Institutin Teknologjik të Karlsruhes, me fokus menaxhimin e burimeve ujore në vendet në zhvillim (kryesiht Brazil dhe Afrikë e Jugut). Njëkohësisht prej 2 vitesh dhe bashkëthemeluesi dhe CTO i kompanisë limknow GmbH & Co.KG që ushtron aktivitetin e saj në fushën e menaxhmit të rezervuareve ujore. Aktivist i DPSHL ne fushen e energjise dhe mjedisit.
Znj. Borana KULLOLLI |
kandidate doktorate në Bundesanstalt für Materialforschung und -prüfung (BAM), Gjermani. |
Tema: “Potenciali nga energjia e erës në Shqipëri ” . |
Inxhiniere Ndertimi dhe kerkuese shkencore. Bachelor ne Ing. Ndertimi nga Universiteti Politeknik i Tiranes. Master shkencor per “Strukturat dhe mjediset ku ato nderveprojne” nga Ecole Centrale de Nantes, France. Kandidate per titullin Doktor i Shkencave nga Universiteti Teknik i Berlinit. Aktualisht ne marredhenie pune ne Institutin Federal te kerkimeve ne Berlin. Fushat e kerkimit:
– Performanca gjate jetes se turbinave te eres ne dete
– Pilotat gjeotermike si burim energjie per te ngrohje/ftohje te hapesirave te brendshme.
Z. Anduel ÇEKREZI |
EuroElektra, Shqipëri |
Tema: “”. |
Anduel Çekrezi është diplomuar në Master i shkencave në të Drejtën Civile dhe Tregtare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Luarasi (Tiranë, Shqipëri). Ai vazhdon studimet në vitin e fundit për master të dytë në degën Energji të Rinovueshme në Universitetin Politeknik të Tiranës, në departamentin e energjetikës në bashkëpunim me universitetin e Bujqësorit departamenti Agromjedisit. Kërkues dhe kontribues ndaj institucioneve për miratimin e ligjit 7/2017 “PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME”.
Nismëtar dhe drejtues i grupit te interesit për interpelancën mbajtur publikisht me ministren e energjisë për nxjerrën e udhëzimit qe do i hapte rrugën zbatimi te nenit 15 te ligjit mbi “Skemat e matjes neto të energjisë” (net metering) . Me pas Anëtar i grupit te punës ndërinstitucional me urdhër te ministres për
draftimin e te gjitha dokumentacioneve te procedurës qe do duhej për te vene ne zbatim për here te par ne Shqipëri “skemën se matjes neto” për vetprodhuesit e energjis nga burime te rinovueshme ,finalizimin e kësaj procedure me zbardhjen e udhëzimit nr 3 2019 “Për miratimin e procedurës së lehtësuar të autorizimit për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të rinovueshme për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga dielli.”) qe ligji 7/2017 neni 15 parashikonte. Themelues dhe drejtues i kompanisë EuroElektra shpk e cila merret me studime, projektime, dhe zbatime ne fushën e
energjisë se rinovueshme, Si EPC e para shqiptare qe ka implementuar impiante fotovoltaike rreth 17 MW ne total te kapaciteteve dhe llojeve te ndryshme ku mund te përmendim Coca-Cola (shqiperi) 1.2 MW, Korporata elektroenergjetike shqiptare 5.14 MW, etj. Tashme po zgjerojmë shërbimet tona edhe ne
Evropë duke u bere e para kompani shqiptarë qe eksporton shërbimet ne fushën e energjise te rinovushme, konkretisht projekti fotovoltaik 2 MW me Coca-cola ne Itali. Ndjekja e te gjitha këtyre projekteve si na fazën e studimit paraprak deri ne dorëzimin ne funksion e plot tek investitori.
Znj. Qëndresa RUGOVA |
Enfinit Sàrl, Zvicërr |
Tema: “Teknologji të reja të cilat duhen konsideruar si pjesë e sistemit (psh. energjia e distribuar dhe eficienca) ”. |
Qëndresa ka një përvoje pune prej 14 vjtesh në fushën e financimit të projekteve të energjisë. Karierën e saj e filloi në bankën investive BNP Paribas, në Budapest ku dhe punoi në projekte të ndryshme të infrastrukturës. Më pas, Qëndresa iu bashkua KPMG-së, departamentit për Energji (Power & Utilities) ku u angazhua në strukturimin e një sërë projektesh të energjisë së ripërtëritshme.
Që nga viti 2014, Qëndresa drejton kompaninë Enfinit me seli në Gjenevë, e cila është e përkushtuar në punë kërkimore dhe strategjike të fokusuara në energjinë e gjelber. Qëndresa ka mbaruar studimet universitare në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) në degët e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit dhe Magjistraturën në Unversitetin e Evropës Qendrore (CEU) ne Hungari në degën e Financave.
Seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve
Moderatore:
Znj. Olta ÇIBUKU |
Drejtore Strategjike dhe Përgjegjëse e ESG Amp Energy, Kanada. |
E martë, 7 dhjetor 2021 @ ZOOM
Ora 15.00-16.30 (Tirana CEST TIME)
Regjistrohuni për këtë aktivitet duke klikuar këtu poshtë ose në QR Code: